You are here
Home > Kombëtarja > Del mes lotëve nga fusha, gafa e Valon Berishës i kushton shumë Lacios (VIDEO)

Del mes lotëve nga fusha, gafa e Valon Berishës i kushton shumë Lacios (VIDEO)

Thjeshtë nuk ishte mbrëmja e Lacios dhe mbi të gjitha e Valon Berishës. Lacialët kanë humbur me rezultatin 1-2 ndaj Celtic, duke i dhënë fund edhe me aventurën në “Europa League” që në grupe, pasi kanë gjasa inekzistente për kualifikim.

Por me mënyrën sesi ndodhi e gjitha kjo në mbrëmjen e sotme, është një dramë e vërtetë dhe nuk flitej kurrsesi për një ndeshje të zakontë. Fillimisht për ta nisur me 9000 tifozët e Celtic që gjendeshin në stadium për të mbështetur ekipin e tyre të zemrës.

Madje dy prej tyre janë qëlluar me thikë në ditën e djeshme pas grindjeve me tifozët italianë. Duke parë zhvillimin e ndeshjes, ndoshta fitorja e Celtic ishte e fundit që mund të mendohej. Por në aksionin e fundit, do të ishte Valon Berisha që me një gabim të pafalshëm në pasimin e topit, solli edhe disfatën. Mesfushori shqiptar e ka përjetuar me shumë trishtim, madje sipas mediave në Itali ka dalë në lot nga fusha. /Sport Ekspres/

 

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top