You are here
Home > Futboll Bota > Deklarata e Klopit pasi fiton “Championsin”: Zakonisht jam gjysmë i pirë, po tani as ujë

Deklarata e Klopit pasi fiton “Championsin”: Zakonisht jam gjysmë i pirë, po tani as ujë

Liverpuli ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0 në finale ndaj Totenhemit, për të ngritur lartë trofeun e “Champions League”. Shumë afër i kanë shkuar anglezët më herët, së bashku me trajnerin Klop, por pa arritur ta prekin ëndrrën.

Këtë herë gjermani ka arritur të triumfojë në këtë kompeticion, duke merituar gjithë vlerësimet. Në deklaratën e dhënë menjëherë pas ngritjes së Kupës, Jurgen Klop nuk ka ndryshuar me mënyrën e tij të zakonshme sa i përket humorit, duke u shprehur për “BT Sport”:

“A e keni parë ndonjëherë një skuadër si kjo? Falenderoj familjen time, që kanë vuajtur me mua në çdo vit. Tani ky trofe shkon edhe për ta, për tifozët. Gjithashtu kishim edhe një portier që na e bëri shumë të thjeshtë. Kjo është nata më e bukur në jetën time. Sa i përket festës, nuk e di. Unë zakonisht 20 minuta pas takimit jam zakonisht gjysmë i pirë, po tani nuk kam konsumuar as ujë”, ka thënë Klop. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top