You are here
Home > Futboll Bota > Dashuria për futbollin është vërtet “e verbër” (FOTO)

Dashuria për futbollin është vërtet “e verbër” (FOTO)

Dikush fal babait, dikush fal dajës apo xhaxhait e dikush fal vëllait të madh. Kështu ka nisur dashuria e gjithsecilit nga ne për futbollin. Si fillim ndaj Kombëtares e më pas ndaj skuadrës së zemrës. Atëherë kemi qenë fëmijë. Njihnim vetëm një lojtar a dy dhe bëheshim tifozë vetëm se ai shënonte gola apo ishte më i miri i ekipit. Si të thuash kemi qenë të verbër, nuk e njihnim historinë e skuadrës, përbërjen e saj, lojtarët apo edhe ish-lojtarët që kishin veshur atë fanellë. 

Shumë herë më ndryshe është dashuria jonë për futbollit krahasuar me historinë e djaloshit që shihni në foto. Duhet të jetë diku tek 14 apo 15 vjeç. Në stadium ka ardhur me të ëmën për të ndjekur ekipin e Palmerias në Brazil. Nëna e tij ndoshta mund të mos jetë ndonjë adhuruese e madhe e futbollit por ajo është aty për t’i komentuar djalit të saj çdo fraksion të ndeshjes. Çdo emocion, çdo lëvizje që djali i saj e ka ndaluar t’i shoh.

Ai është I verbër, por veshët e tij arrijnë të dëshojnë zërin e nënës, fërshëllimën e arbitrit, brohoritmat e tifozëve si dhe festimin e tyre në rast goli. Ndonjëherë jeta nuk t’i ofron të gjitha, por nuk të ndalon të shijosh ato që ti dëshiron të shijosh. Kjo është dashuria e vërtetë për futbollin, e verbër deri në kuptimin e plotë të saj./Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top