You are here
Home > Kombëtarja > Dashuria e rrallë e sulmuesit të Kombëtares, gjeti femrën e jetës me një foto në “Facebook” nga mamaja

Dashuria e rrallë e sulmuesit të Kombëtares, gjeti femrën e jetës me një foto në “Facebook” nga mamaja

Historia e dashurisë e sulmuesit të Kombëtares, Xhakomo Vrionit, është vërtet shumë e veçantë. Fati kishte rezervuar për të lidhjen me Sara Deljallisi, që e vazhdon prej katër vitesh dhe që ka lindur në rrjetet sociale.

Vite më parë kishin qenë edhe komshinjë në Shqipëri, por do të ndaheshin, për pak kohë. Në një moment mamaja e vajzës kishte postuar foton e Sarës në “Facebook”. Kjo i ka bërë shumë përshtypje lojtarit që aktualisht është pjesë e Juventusit, duke folur menjëherë me të. Gjatë një interviste për “Tuttomercatoweb”, vetë Sara shpjegon këtë dashuri:

“Xhakomo pa një fotografi timen që e kishte publikuar mamaja në profilin e saj të “Facebook”. Fati e donte që ne kemi qenë edhe komshinjë në Shqipëri, origjinën tonë. Pas fotos ai vendosi të më shkruaj dhe pas një kohe të shkurtër kemi vendosur që të takohemi.

Po absolutisht që ka qenë dashuri me shikim të parë. Që kur jemi takuar për herë të parë në Xhenoa, ishte një dashuri, pavarësisht se ishim të vegjël. Xhakomo është një person i ëmbël, ëmbëlsia e tij dhe mirësjellja më bëri që të bija në dashur me të. Ndihem e mbrojtur kur jam me të. Është një djal i mrekullueshëm, ndoshta pak i rrëmujshëm, por që kujdeset për gjërat që do.

Ne nuk jetojmë bashkë akoma, por kur jemi të dy mundohem që të gatuaj vetë. Atje më ndihmon edhe Xhakomo, pasi ka pasion për gatimin. Çfarë bëj kur duhet ta tërheq Vrionin vetëm për vete? Makarona dhe proshutë, kjo është pika e tij e dobët”, ka thënë Sara.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top