You are here
Home > Futboll Bota > Çuditërisht luftonte për mbijetesën, Sadiku me trup në Zvicër dhe mendjen në…Spanjë!

Çuditërisht luftonte për mbijetesën, Sadiku me trup në Zvicër dhe mendjen në…Spanjë!

Koha e Armando Sadikut në Zvicër është duke shkuar drejt fundit, ose më saktë kështu duket në pamje të parë. Futbollisti i Levantes kaloi si huazim te Lugano, për t’u rikthyer tek këta të fundit, për të rifituar formën fizike të duhur, pas një periudhe negative që kaloi në Spanjë.

Por edhe në këtë rikthim te Lugano, pak gjëra janë për t’u mbajtur mend nga Sadiku. Sigurisht nuk ka sesi të harrohet supergoli ndaj Bazelit, por pjesën më të madhe të ndeshjeve e ka nisur nga stoli. Sulmuesi shqiptar ka festuar dje në “Instagram”, arritjen e Levantes në “La Liga”. Këta të fundit pas fitores që arritën në ndeshjen e djeshme, matematikisht kanë siguruar mbijetesën edhe për sezonin tjetër në elitën e Spanjës.

Disi e çuditshme kjo, pasi Levante gjithmonë u ka prishur punë ekipeve të mëdha gjatë këtij kampionati, madje edhe duke mundur Realin e Madridit apo Barcelonën. Gjithsesi lënia e pikëve me skuadrat e tjera, ka ndikuar për rrezikimin e mbijetesës. Gjatë javëve në vazhdim pritet të shihet nëse Levante do i jap një tjetër shans Sadikut, apo do ta largoj përfundimisht sulmuesin shqiptar. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top