You are here
Home > Kryefaqja > Çmimin e lartë të biletave e paguajnë shqiptarët: Nuk fiton gjë Feronikeli, por Milani nuk e di sesa

Çmimin e lartë të biletave e paguajnë shqiptarët: Nuk fiton gjë Feronikeli, por Milani nuk e di sesa

Feronikeli do të ndeshet me Milanin në muajin gusht, në një takim miqësor që do të zhvillohet në “Fadil Vokrri”. Ajo që bie në sy është padyshim çmimi i lartë i biletave, ku nisin nga 35 euro. Organizatori i këtij takimi, Agron Selimi, ka thënë se fitimin e mbledhur nga këto bileta dhe që do të jetë i konsiderueshëm, nuk do e marrë Feronikeli. Pra lekët do të dalin nga xhepat e shqiptarëve, për të shkuar në arkat e Milanit.

“Feronikeli nuk fiton asgjë në anën financiare nga kjo ndeshje, por do t’i shkoj Milanit. Kuqezinjtë do të largohen menjëherë pas përfundimit të ndeshjes”, u shpreh Selimi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top