You are here
Home > Kombëtarja > Championsi bën që të ngrihet sërish shqiponja në Beograd, për serbët quhet provokim

Championsi bën që të ngrihet sërish shqiponja në Beograd, për serbët quhet provokim

Bayern i Mynihut ka fituar me rezultatin 0-6 ndaj Crevena Zvezdës në transfertë dhe takimin e luajtur për “Champions League”. Rolin e protagonistit e ka marrë Lewandowski, i cili arriti të shënonte 4 gola dhe dhuronte një asist.

Por mediat në Serbi e kanë quajtur si një provokim dhe skandal sjelljen e një prej tifozi që vinte nga krahu i gjermanëve. Teksa e kishte fytyrën të mbuluar nga shalli dhe ishte me kapuç, tërësisht i paidentifikueshëm, ka ngritur të dyja duart për të bërë shqiponjën. Një gjë e tillë është komentuar edhe nga “Blic”, që nuk mund ta pranonte këtë simbol në Beograd.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top