You are here
Home > Formula 1 > Çfarë spektakli nga Lirim Zendeli në “Formula 3”, harrojeni garën e Verstapen dhe Lekler

Çfarë spektakli nga Lirim Zendeli në “Formula 3”, harrojeni garën e Verstapen dhe Lekler

Emocione të mëdha ka dhuruar sot “Formula 1” në pistën e Austrisë, atje ku Verstapen dhe Lekler kanë dueluar deri në fund, për të përmbushur të gjithë pritshmëritë e tifozëve.

Në këtë sport piloti i vetëm shqiptar është Lirim Zendeli. Ai e ka ngjitur një kategori dhe tashmë është pjesë e “Formula 3”, duke u konsideruar me një të ardhme të madhe. E shkurtër do të jetë kohë kur Zendelin ta shohim në “Formula 1”, ndërsa në ditën e sotme ka dalë në vendin e 7, duke dalë me pikë nga pista e Austrisë.

Për disa xhiro piloti shqiptar edhe ka kryesuar garën, por ajo që vlen të theksohet, është fakti se Zendeli ishte protagonist i një spektakli të vërtetë në pistë, atje ku katër makinat e parë ndeshën “brirët” me njëri-tjetrin gjatë një momenti të garës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top