You are here
Home > Futboll Bota > Çfarë ka ndodhur me Shaqirin? Nga “hero në zero”, Liverpuli ndryshon sjelljen për shqiptarin

Çfarë ka ndodhur me Shaqirin? Nga “hero në zero”, Liverpuli ndryshon sjelljen për shqiptarin

Pas revanshit të vrullshëm, Xherdan Shaqiri i është rikthyer sërish stolit. Mesfushori i Liverpool në tetë ndeshjet e fundit zhvilluar në Permier League është aktivizuar vetëm 19′ minuta. Ndryshe nga muaji nëntor dhe dhjetor i vitit të kaluar, kur Shaqiri ishte titullar dhe golashënues, 2019-ta nuk ka premtuar shumë për 27-vjeçarin.

Balotazhi me Salah ishte i humbur që në nisje, po Jurgen Klopp e përshtati mjaft mirë Shaqirin pas krahëve të sulmuesit egjiptian. Megjithatë edhe pozita e mesfushës ka zgjatur fare pak në dispozicion për shqiptarin. Kriza e stolit ka nisur të vërehet ndjeshëm duke vështirësuar pozitën e Shaqirit në kampin e të kuqëve.

Lufta me Manchester Citin për titullin kampion në Angli ndahet me minus një pikë. Ky është edhe një nga faktorët kryesor që Klopp ka vendosur t’u besoj minuta lojtarëve më potencial në ekip duke sakrifikuar të parin Shaqirin. Ndonëse mesfushori shqiptar premton mjaft klas në fushë, trajneri ka bërë zgjedhjet e tij drejt fundit të kampionatit./Shqiperia.ch/

Postime të tjera

Leave a Reply

Top