You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Burrnesha Asllani që i hapi luftë të gjithëve për Shqipërinë, e shpallin mes më të mirave në botë

Burrnesha Asllani që i hapi luftë të gjithëve për Shqipërinë, e shpallin mes më të mirave në botë

Rëndomtë jemi mësuar që festimi me shqiponjë të kthehet i dënueshëm nga Federatat e vendeve të ndryshme europiane, duke u kthyer në temë diskutimi një veprim krejtësisht normal. Sportistët që kërkojnë të tregojnë prejardhjen e tyre, por nëse ajo i përket Shqipërisë, atëherë shumë lëndohen dhe situata ndryshon.

Arriti deri në atë pikë aqsa shqiptarët e Zvicrës në vitin 2014 vendosën një marrëveshje, për të mos festuar asnjëherë me shqiponjë në klubet ku luanin dhe për t’u mos kryqëzuar te helvetët. Kjo pasi ishin duke u hapur jo pak probleme në Zvicër.

Një tjetër rast erdhi nga Suedia, teksa sportistja Kosovare Asllani u paralajmërua nga Federata Suedeze e Futbollit, se duhej të ishte dorë nga festimi i saj. Përgjigja? Si një burrneshë, Asllani qëndroi fortë në idenë se kërkonte vetëm të tregonte rrënjët e saj, e për këtë nuk duhej askush që ta shihte si një problem.

Tashmë është “The Guardian” që e rendit lojtaren në fjalë, mes 100 më të mirave, pasi Asllani me skuadrën e Linkoping ka treguar një rritje të madhe të formës së saj.

“Disa e interpretojnë shqiponjën si një provokim dhe gjest politik, por nuk është i tillë dhe unë jam krenare që e kam bërë. Është pjesë e prejardhjes time, nder dhe krenari për të gjithë shqiptarët. Kam dëgjuar se është pëlqyer shumë si gjest nga shqiptarët e Kosovës.

Një televizion në Kosovë e ka përsëritur festimin tim me shqiponjë për 24 orë. Ndiej krenari dhe mund të them se jam e nderuar. Tashmë më është thënë se nuk duhet ta bëj shqiponjën më. Nuk e di sesi do të shkojnë gjërat, por janë rregulla që duhet të zbatohen.

Është e papranueshme për mua që të ma ndalojnë një gjë të tillë. Nuk e di se kë pengon një festim i tillë. Është vetëm një festim me shqiponjë dhe asgjë më shumë. Herën tjetër do ta formoj ndonjë zog me duar dhe do të shoh a do të reagojnë njësoj”, do të shprehej Asllani. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top