You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Bullgarinë e pret në “Wembley”, Anglia largon Kosovën nga stadiumi për…koncertet muzikore

Bullgarinë e pret në “Wembley”, Anglia largon Kosovën nga stadiumi për…koncertet muzikore

Pavarësisht se Kosova e ka treguar në shumë raste se duhet të respektohet në mënyrë dinjitoze nga kundërshtarët e saj, jemi ende në hapat e parë dhe një gjë e tillë nuk ndodhë gjithmonë. Të paktën Anglia e ka marrë me lehtësi të madhe këtë përballje ndaj dardanëve, duke dalë edhe nga e zakonshmja.

“Tre luanët” i kemi parë gjithmonë që luajnë në “Wembley Stadium”, prej vitesh, por Kosova do të shkojë në një tjetër stadium. Kjo është një zgjedhje e vetë anglezëve, që do e lënë stadiumin mitik të lirë në datën 10 shtator për koncertet muzikore dhe eventet e tjera.

Faktikisht, në muajin shtator Anglia do të ketë dy sfida brenda 3 ditësh. Fillimisht do të presë Bullgarinë, në datën 7 shtator dhe pikërisht në “Wembley Stadium”. Ndërsa kur bëhet fjalë për Kosovën, do të ketë një ndryshim pasi ky stadium përdoret edhe për qëllime të ndryshme që nuk kanë të bëjnë vetëm me futbollin. Këtë gjë e ka pohuar vetë sekretari i FFK-së, Salihu: “Ne jemi njoftuar se në “Wembley” do të ketë një tjetër organizim, në ditën që luajmë ne”, ka thënë Salihu për “Indeksonline”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top