You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Bullgaria zyrtarizon 221 tifozët që nuk duhet të dalin nga shtëpia, Kosova luan edhe për imazhin

Bullgaria zyrtarizon 221 tifozët që nuk duhet të dalin nga shtëpia, Kosova luan edhe për imazhin

Ditën e sotme përfaqësuesja e Kosovës do të ngrejë siparin e saj për eliminatoret e kampionatit europian, teksa do të pres në shtepi Bullgarinë. Kjo sfidë do të luhet këtë mbrëmje në orën 20:45 në stadiumin e kryeqytetit të Prishtinës, “Fadil Vokrri”.

Në këtë ndeshje pritet të jenë prezent edhe tifozët bullgar, ku është raportuar shifra zyrtare e tyre prej 221 sportdashësve, që do të jenë të pranishëm në stadium, për të ndjekur këtë ndeshje. Mesa duket kjo shifër është disi jashtë pritshmërive, pasi nga Federata Bullgare e Futbollit priste që të kishte më shumë tifozë të pranishëm në Prishtinë për të ndjekur ekipin e tyre Kombëtar.

Kujtojmë që vetëm një ditë më parë, po ky insitutcion i bënte thirrje tifozëve të tyre që të mos largoheshin shumë nga qyteti dhe nuk duhet të dalin nga shtëpia, pasi Kosova cilësohej si një vend në rrezik, nisur nga vitet e luftës.

Tashmë dardanasit nuk duhet të mendojnë vetëm për fushën e lojës, por edhe të “pastrojnë” imazhin e tyre nga këto lloj pseudo njoftimesh që bëhen në drejtim të tyre. Këtë mbrëmje është mundësia më e mirë për të arritur këtë objektiv dhe ti “mbush mendjen”  shteteve të tjera, që dardanasit janë një popull i lirë dhe sovran, ashtu siç edhe çdo vend tjetër në botë./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top