You are here
Home > Kombëtarja > Bulku flet si trajneri i Shqipërisë: Tani do të ndryshojë historia!

Bulku flet si trajneri i Shqipërisë: Tani do të ndryshojë historia!

Ervin Bulku dhe Sulejman Mema do të jenë dy trajnerët provizor të Shqipërisë, sa i përket takimit të nesërm ndaj Andorrës. Me largimin e Panuçit, ishte ky vendimi i FSHF-së.

Bulku ka qënë edhe ndihmësi i Panuçit, prandaj e ka të qartë vijmësinë e punës, sa për të kaluar edhe Andorrën. Në konferencën për shtyp gjatë ditës së sotme, ka folur për herë të parë si trajneri i kuqezinjve:

“Ka përgjegjësi të madhe për punën që më caktuan. Ne duhet të bëjmë maksimumin, me lojtarët që luajnë në fushë. Për të folur edhe rreth ndryshimeve me 17 vite më parë, historia ndryshon dhe tani e kemi detyrim të fitojmë. Ne jemi munduar t’ia lehtësojmë zhgënjimin lojtarëve pas Turqisë dhe në stërvitjen e fundit vendosim për balotazhin Bala-Sadiku”, tha Bulku. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top