You are here
Home > Kombëtarja > Brezi i ri i Shqipërisë, Fiorentina bëhet gati për të thirrur kapitenin Erald Lakti

Brezi i ri i Shqipërisë, Fiorentina bëhet gati për të thirrur kapitenin Erald Lakti

Futbollistët shqiptarë janë shtuar në numër të shumtë në Serinë A. Këtë herë nuk flitet për transferime të ndryshme të lojtarëve tanë që lëvizin nga një kampionat tjetër, për të mbërritur në Itali.

Por për brezin e ri, që është rritur në akademi futbolli të mirfilltë dhe bën kalimin nga ekipet zinxhire, te skuadra e parë. Të njëjtën rrugë ndoqi fillimisht Anxhelo Ndrecka, që u bashkuar me Kievon në elitën e futbollit italian. Për të vazhduar më tej, do të ishte Redi Kasa që mori thirrjen e parë nga Parma, në ndeshjen e djeshme ndaj Sasuolos.

Së fundmi lojtari shqiptar që do të bashkohet në Serinë A, është kapiteni Erald Lakti te Fiorentina. Aktualisht me shiritin tek të rinjtë e kësaj skuadre, por sipas mediave italiane, mbetet vetëm çështje kohe që skuadra e parë të thërras kapitenin shqiptar. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top