You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Braziliani që luan në Shqipëri: Këtu më bën përshtypje vetëm një gjë, të ngrenë lartë për të…përplasur

Braziliani që luan në Shqipëri: Këtu më bën përshtypje vetëm një gjë, të ngrenë lartë për të…përplasur

Ndoshta vendi ynë është shumë pak i njohur jashtë kontinentit të Europës, ndonëse kjo gjë nuk e ka penguar kampionatin tonë të afrojë futbollist si nga vendet e Afrikës ashtu edhe shteti i Brazilit. I tillë është edhe lojtari që ndodhet në rradhët e Flamurtarit të Vlorës, Danilo Alves, teksa është kthyer në një nga sulmuesit më të mirë të kampionatit shqiptar.

Danilo Alves është prej vitit 2016 është lojtar i Flamurtarit, teksa tek kuqezinjtë e Vlorës është kthyer në një sulmues tepër deçiziv. Në një intervistë të tij për një nga mediat në Brazil, Danilo rrëfeu ekspreiencën e tij në Shqipëri. Ai tregoi thuajse të gjitha “defektet” e kampionatit tonë, teksa u shpreh se problemi më i madh tek skuadrat e vendit tonë janë pagesat e lojtarve.

Gjithashtu sulmuesi brazilian i Flamurtarit, solli edhe një situatë konkrete të tijën. Atëherë kur Danilos i janë vonuar pagesat ai menjëherë është larguar nga Shqipëria. Alves shtoi se në Shqipëri e kanë shumë të theksuar fitoren apo humbjen, pasi kur fiton të gjithë të ngrenë në piedestal, ndërsa kur skuadra merr një humbje, ata të “sulmojnë” në çdo mënyrë për paraqitjen tëndë në fushën e blertë.

“Unë vajta në Brazil dhe u fsheha, atje shkova për të pushuar tek skuadra e re, deri sa të zgjidhej kontrata. Ata më kuptuan se përsa isha aty sepse dikush më fotografoi dhe më hapi një problem të madh. Në fund të fundit Flamurtari më pagoi rrogat e prapambetura dhe u ktheva sërish në Shqipëri.

Vitin e ardhshëm pas kësaj ngjarje, qëndrova 4 muaj pa u paguar. Sërish bleva një biletë për t’u kthyer në Brazil. Ata më telefonuan dhe unë i thashë se isha në Brazil sepse nuk më kishin paguar. Ndërsa ata këmbngulën që të kthehesha sërisht në Vlorë. Unë u vura kushtin që tmë  paguanin rrogat e pramabetura dhe atëherë do të kthehem sërisht.

Këtë gjë ata e bënë shumë shpejt dhe ja ku jam sërish. Në Shqipëri një gjë më bën përshtypje, sa herë që unë luaj dhe skuadra fiton, jam më i miri, ndërsa kur skuadra humbet, atëherë ata të “sulmojnë” në çdo anë që të jetë e mundur”, u shpreh sulmuesi Brazilian, Danilo Alves. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera

Leave a Reply

Top