You are here
Home > Futboll Bota > “Bla, bla, bla…”! Iu përvishën të gjithë, Strakosha nxit më shumë urrejtjen dhe dashurinë

“Bla, bla, bla…”! Iu përvishën të gjithë, Strakosha nxit më shumë urrejtjen dhe dashurinë

Lacio barazoi me rezultatin 2-2 ndaj Sampdorias, në takimin e vlefshëm për kampionatin italian. Një barazim ky që pa si fajtor gardianin shqiptar, i cili pas një dalje të gabuar në sekondën e fundit të lojës, bëri që lacialët të largohen me një pikë nga fusha dhe jo me tre të tilla.

Kjo ka mjaftuar që portieri i Kombëtares të vendoset në qendër të kritikave, teksa tifozë të shumtë e kanë rritur kërkesën e llogarisë ndaj tij, madje edhe duke e tepruar disi. Gjithçka te Lacio po shkon keq aktualisht, ndërsa pankarta ka pasur kundër yllit të sezonit të shkuar, Milinkoviç-Saviç.

Për të nxitur akoma edhe më shumë urrejtjen te njerëzit që nuk e mbështetën dhe dashurinë tek grupi tjetër, mendon Strakosha. “Bla, bla, bla”, ka qenë ky reagimi i portierit shqiptar, që i drejtohet në këtë mënyrë gjithë kritikëve, se fjalët e tyre janë të kota në këtë situatë të vështirë. Mbështetja ka ardhur nga futbollistë të ndryshëm, por edhe nga mesfushori serb, Saviç, që e ka përkrahur Strakoshën nga rrjetet sociale: “Forca vëlla”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top