You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Biletat online evitojnë tregun e zi? “JO” në Kosovë, përfundojnë edhe te “MerrJep”

Biletat online evitojnë tregun e zi? “JO” në Kosovë, përfundojnë edhe te “MerrJep”

Gjithmonë kur flitet për mënyrën sesi biletat duhet të shiten për tifozët, ajo online ngelet padyshim procedura më e mirë. Kjo jo vetëm për thjeshtësinë e madhe nga ana e tifozëve, që mund ta blejnë atë duke aplikuar që nga shtëpia, por edhe për evitimin e tregut të zi.

Megjithatë kur bëhet fjalë për Kosovën, ky fenomen i fundit vazhdon si edhe më parë. Dardanët do të luajnë dy takime në mars, fillimisht një miqësore pritëse ndaj Danimarkës dhe më pas do të ndeshen ndaj Bullgarisë, për takimin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit.

Por ajo që duhet veçuar, është fakti që biletat e këtyre takimeve kanë përfunduar në shitje edhe te “MerrJep”, si për t’i vendosur kapakun diskutimi të tregut të zi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top