You are here
Home > Kombëtarja > Berisha tregon ku çaloi Kombëtarja dhe kritikon kuqezinjtë

Berisha tregon ku çaloi Kombëtarja dhe kritikon kuqezinjtë

Portieri Etrit Berisha beson se kombëtarja shqiptare ishte e vendosur keq në fushë në humbjen 0-3 nga Kosova. Kuqezinjtë nuk e rrezikuan për asnjë moment portën e kundërshtarit, teksa për herë të parë gjuajtën në drejtim të portës së Ujkanit pas 69’ minutash lojë. Kaq mjafton për të kuptuar se si janë paraqitur futbollistët kuqezinj në ‘vëllazërore’ me Kosovën.

“Nuk kemi luajtur mirë, e filluam dobët dhe i dhamë shumë mundësi Kosovës të organizohej. Nuk më pëlqeu kundërpërgjjigjja e ekipit, dy mesfushorët e krahut ishin jashtë loje. Kosova aty rrezikoi dhe bëri diferencën. Jemi në fazë tranzicioni, por nuk kemi edhe shumë kohë. Kemi mungesa në ekip dhe sot u duk qartë. Edhe pse miqësore duhet të aktivizohemi më shumë. Duhe të jemi më të përqëndruar. Është faji i gjithë ekipit, kemi disa lojtarë të rinj që u duhet dhënë kohë për t’u përshtatur. Humbja me Kosovën të na bëhet mësim”, tha portieri që ka bërë një sezon të shkëlqyer në Serie A me ekipin e Atalanta. /EDS/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top