You are here
Home > Kombëtarja > Berisha i bën elozhe Strakoshës, e ardhmja e Kombëtares

Berisha i bën elozhe Strakoshës, e ardhmja e Kombëtares

Etrit Berisha kthehet nesër në shtëpinë e tij. Atalanta luan në fushën e Lacios, ku portieri kuqezi ka kaluar një periudhë të suksesshme, ndërkohë që do të jetë kundërshtar me kolegun e Kombëtares, Tomas Strakoshën.

Për “Gazzetta dello Sport”, Berisha analizon ndeshjen e nesërme, por flet edhe për marrëdhënien me Strakoshën, të cilin e konsideron vëllanë e vogël:

“Lacio ishte një përvojë thelbësore për mua. Mirë viti i parë me trajnerin Reja, por në vitin e dytë dhe të tretë nuk po gjeja më hapësirë. Një portieri i duhet të luajë në vazhdimësi që të rritet. Të dielën nuk do të jetë një ndeshje e mërzitshme. Ndeshja e parë mes nesh u mbyll 3-3, me golat e Milinkoviç-Saviç, që nuk munda t’i evitoj.

Frikë se Strakosha më merr vendin në Kombëtare? Për momentin jo. Tomas po paraqitet shumë mirë, është e ardhmja e Shqipërisë. Kemi një raport të shkëlqyer dhe ai është si vëllai i vogël për mua.

Sulmuesi, të cilit i druhem më shumë, Imobile, nuk luan këtë radhë. Ai është një qendërsulmues i kompletuar dhe shumë i fortë. Modeli im është Van der Sar, pasi ngjaj me të në aspektin fizik.

Jam i gëzuar për faktin se arrita të reagoj mirë pas gabimit që bëra në ndeshjen me Dortmundin. Çfarë më mungon në Itali? Të gjuaj penallti. Gasperini më ka premtuar se do të më lërë ta gjuaj një penallti para se mbyllet kampionati”, – ka thënë Berisha mes të tjerash në intervistën e tij. / Vipsport.al

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top