You are here
Home > Futboll Bota > Bazeli del nga “Champions League” pa Xhakën, por gjejnë shqiptarin tjetër për Ajetin

Bazeli del nga “Champions League” pa Xhakën, por gjejnë shqiptarin tjetër për Ajetin

Bazeli është eliminuar nga “Champions League” në mënyrë surprizuese, ndërsa më parë kishte eliminuar PSV-në. Ekipi i drejtuar nga Koller ka humbur ndaj LASK me rezultatin 3-1, ndërsa në shtëpi ishte e njëjta histori duke u mundur 1-2.

Në të dyja këto takime, Taulant Xhaka nuk ka luajtur për asnjë minutë të vetme. Në përballjen e parë kjo ishte vetë zgjedhja e trajnerit, ndërsa tifozat e sulmuan duke theksuar faktin se kjo kishte ardhur për mos aktivizimin e lojtarit kuqezi.

Ndërsa sa i përket ndeshjes së sotme, mesfushori shqiptar nuk mund të luante për shkak të një dëmtimi që kishte pësuar në kampionat. Gjithsesi, gjigandët zviceranë e kanë gjetur zëvendësuesin e yllit Albian Ajeti, që u largua te West Hami.

Bëhet fjalë për Kemal Ademin, që gjeti rrugën e rrjetës edhe në mbrëmjen e sotme. Ndërsa nga ana tjetër Mihaj dhe Kaçe kanë ndjekur në televizor humbjen e PAOK-ut ndaj Ajaksit në shifrat 3-2, për t’u larguar nga ky turne. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top