You are here
Home > Futboll Bota > Bardhi bëhej gati për kryeveprën e zakonshme, VAR i prish planet dhe akordohet penallti

Bardhi bëhej gati për kryeveprën e zakonshme, VAR i prish planet dhe akordohet penallti

Reali i Madridit dhe Levante janë duke u ndeshur në ditën e sotme, në takimin e vlefshëm për kampionatin spanjoll.

Rezultati është në favor të miqëve, atje ku luan edhe Enis Bardhi, teksa po kryesojnë me shifrat 0-2. Dy episode të njëpasnjëshme kanë vendosur takimin, deri në minutën e 20. Kështu, fillimisht teksa Enis Bardhi po bëhej gati për kryeveprën e zakonshme nga goditja e dënimit, pranë zonës atje ku mesfushori shqiptar nuk fal asnjëherë, VAR-i vendos që topi të drejtohet tek pika e penalltisë, pasi Varane e kishte prekur topin me dorë brenda zonës.

Një tjetër episod ku ndërhyri VAR-i, ishte edhe te goli i Asensios. Pasi te madrilenët festuan për ngushtimin e diferencës, teksa të gjithë prisnin vazhdimin e lojës, do të ishte kryesori i takimit që do të lajmëronte për anulimin e golit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top