You are here
Home > Kombëtarja > Armando Broja ka histori dashurie me rrjetën dhe golat, këtë herë me fanellën e Chelseat

Armando Broja ka histori dashurie me rrjetën dhe golat, këtë herë me fanellën e Chelseat

Armando Broja ishte njeriu që do të fitonte zemrën e tifozëve shqiptarë brenda një kohe farë të shkurtër. Protagonizëm me U-19 e kuqezinjve, për ta vazhduar rrugëtimin edhe me Shpresat e Shqipërisë.

Debutimi do të ishte ëndrrash, pasi do të gjente dopietën ndaj Uellsit U-21, ndërsa lojtarët e trajnerit Alban Bushi do të fitonin në miqësore. Menjëherë pas largimit nga Kombëtarja, sulmuesi i është bashkuar stërvitjes me Chelsean U-23.

Forma e mirë do të vazhdonte edhe në stërvitje te anglezët, për të treguar gjithë potencialin. Shumë herë skemat mbylleshin në mënyrën më të mirë pas finalizimit të Brojës, që ka saktësi që shkon në perfeksion para portës.

Gjithashtu rrjeta është gjetur edhe me fanellën e londinezëve në përballjen miqësore ndaj Portimonese. Megjithatë të rinjtë portugezë do të fitonin me rezultatin 5-2, ku një prej golave të ngushtimit të rezultatit do të vinte nga Broja. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top