You are here
Home > Kombëtarja > Anglia ka nënvlerësuar Kosovën? E thotë Keane: Zakoni i keq, kur ndeshja duket e përfunduar

Anglia ka nënvlerësuar Kosovën? E thotë Keane: Zakoni i keq, kur ndeshja duket e përfunduar

Ish-futbollisti i njohur Roy Keane, i cili ka luajtur edhe me Manchester United,  ka dhënë kritika të mëdha për ekipin Kombëtar të Anglisë, për sa i përket asaj ndeshje që ishullorët zhvilluan kundër Kosovës pak ditë më parë. Irlandezi, i cili tashmë është në rolin e analistit, u shpreh gjatë analizës së tij se anglezët nuk u impenjuan maksimalisht në këtë takim, madje e cilësoi këtë gjë si një zakon të vjetër të “tre luanëve”. Kjo ndodhi për shkak se lojtarët e Southgate e përmbysën rezultatin shumë lehtë që në pjesën e parë të takimit, duke u larguar për në dhomat e zhveshjes me rezultatin 5-1.

“Më duhet të theksoj së se Anglia ka ende zakone të këqija. Kur ndeshja duket sikur ka përfunduar, lojtarët ndalen dhe nënvlerësojnë kundërshtarin. Ata e ndërlikuan shumë ndeshjen. Nëse do të ishin në fushën e stërvitjes, do të mendoja se nuk po e merrnin stërvitjen seriozisht”, ka thënë Keane.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top