You are here
Home > Kombëtarja > “Air Albania” përzgjidhet për stadiumin më të mirë të 2019, tjetër sukses për ndërtimin në Tiranë

“Air Albania” përzgjidhet për stadiumin më të mirë të 2019, tjetër sukses për ndërtimin në Tiranë

“Air Albania” është shtëpia e re e Kombëtares së Shqipërisë, ndërsa dyert e saj janë hapur edhe për Superioren duke ia shtuar më tepër hijeshinë kampionatit shqiptar. Padyshim një impiant me kushte tërësisht moderne e të krahasueshme me stadiumet e nivelit europian, fjalët pozitive për të nuk munguan si në Shqipëri ashtu edhe jashtë saj. Madje në britani do e cilësonin edhe si “Ëembley i Ballkanit”.

Ndërkohë “Air Albania” tashmë konkuron edhe për tu shpallur si stadiumi më i mirë për vitin 2019. Është faqja “stadiumdb.com”, e cila është një bazë të dhënash për stadiumet e gjithë botës dhe ndan çdo informacion në lidhje me ta, që e ka përfshirë impiantin e shqiptar në listën e 21 më të mirëve. Fituesi në fund do të vendoset nga personat që japin pikët e tyre nga 1-5, së bashku me votimin e jurisë. Votimet zgjasin deri në 15 mars, ndërsa emri i stadiumit më të mirë për vitin 2019 do të shpallet në datën 18 të muajit të ardhshëm.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top