You are here
Home > Futboll Bota > Aguero humbi penalltinë! A e patë reagimin e veçantë të trajnerit Guardiola

Aguero humbi penalltinë! A e patë reagimin e veçantë të trajnerit Guardiola

“Champions League” është duke u rikthyer me kulmin e emocioneve, pasi edhe ndeshjet që tashmë po zhvillohen, janë mes një kalibri të lartë. Totenhem-Manchester City ka nisur me “marsh të pestë”, teksa në minutën e 15 të takimit u akordua një penallti me VAR.

Pas prekjes me dorë të Dany Rose, ishte momenti që Aguero të merrte përsipër penalltinë. Nga atje sulmuesi i anglezëve do të gabonte, me portierin Loris që kuptoi gjithë idenë e tij.

Guardiola zgjodhi të mos e shihte momentin e penalltisë, ndërsa ndihmësi Mikel Arteta do i tregonte se Aguero kishte gabuar nga pika e bardhë. I dëshpëruar u shfaq menjëherë trajneri i Manchester Cityt me sulmuesin e tij, megjithëse nuk pa asgjë për mënyrën sesi shkoi, ndërsa Totenhemi mori më shumë besim nga ajo penallti e gabuar. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top