You are here
Home > Futboll Bota > Zyrtarizohet lajmi i “Shqiperia.ch”, Erald Lakti largohet nga Fiorentina pas fazës përgatitore

Zyrtarizohet lajmi i “Shqiperia.ch”, Erald Lakti largohet nga Fiorentina pas fazës përgatitore

“Shqiperia.ch” ka publikuar në mëngjesin e sotëm artikullin se dy të rinjtë e Fiorentinës, Erald Lakti dhe Marko Meli do të bashkoheshin me skuadrën italiane që ndodhet në Serinë C, Gubbio. Pa kaluar mirë as 24 orë nga publikimi i lajmit, ka ardhur edhe zyrtarizimi.

Mesfushori shqiptar do të jetë në huazim me ekipin e Gubbios, për të pasur më shumë hapësirë. Lakti është grumbulluar nga Montela te Fiorentina, atje ku zhvilloi përgatitoret dhe ku trajneri kishte më shumë mundësi për ta parë më nga afër. Në fund u vendos që huazimi do të ishte zgjedhja më e mirë për klubin dhe rritjen e lojtarit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top