You are here
Home > Boks > Zyrtari në Kosovë tregon fuqinë e sportit: Më shumë po njohin Kelmendin, se Kosovën si shtet

Zyrtari në Kosovë tregon fuqinë e sportit: Më shumë po njohin Kelmendin, se Kosovën si shtet

Majlinda Kelmendi është rikthyer në atdheun e saj me medalje të artë, pas turneut të zhvilluar në Uzebekistan.

Fuqia e sportit? Për ta treguar sadopak, mendon kordinatori i Rinisë, Kulturës dhe Sportit në Kosovë, Rexhep Hoti. Sipas  asaj që raporton “Indeksonline”, fillimisht Hoti i ka uruar xhudistet për rezultatet e mrekullueshme të arritura, ndërsa më pas është shprehur:

“Fat i madh që Kosova ka këto vajza dhe djem, sepse duhet të pranohet një fakt, atë që ka bërë Majlinda me koleget e saja në sport, nuk e ka bërë politika. Më shumë bota e njeh Kelmendin, sesa njeh Republikën e Kosovës. Kjo nuk është gjë e shëmtuar, por e bukur, sepse në këtë mënyrë njohin sa më shumë edhe Republikën e Kosovës”, u shpreh Hoti. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top