You are here
Home > Futboll Bota > Zyrtare/ Shpëton vetëm si Robinson Kruzo, e reja e fundit për Salan dhe pilotin

Zyrtare/ Shpëton vetëm si Robinson Kruzo, e reja e fundit për Salan dhe pilotin

Asgjë më pak nuk ka se një histori filmi, që është vënë në jetë shumë vite më parë nga produksione të ndryshme filmike. Atëherë, e pabazuar në realitet dhe shumë në imagjinatë, po kush do ta mendonte se një histori e tillë mund të ndodhte shumë vite më pas, me protagonist një futbollist të njohur?

Të paktën, të afërmit dhe ata pak persona që shpresojnë se Sala dhe piloti janë gjallë, bazohen pikërisht në një teori të tillë. Ashtu si Robinson Kruzo do të shkonte në një ishull të braktisur, ndërsa të gjithë njerëzit ishin të bindur se kishte ndërruar jetë, duke e deklaruar  të zhdukur.

Së fundmi, policia me një komunikatë zyrtare, vetëm para një ore, ka komunikuar ndërprerjen e kërkimeve në mënyrë përfundimtare. Asnjë shenjë nuk dukej nga ai avion i zhdukur në mënyrë të mistershme, pranda kërkimet kanë përfunduar në mënyrë zyrtare. Këtë herë nuk bëhet fjalë për ndërprerje vetëm për disa orë, për shkak të kushteve të motit.

Shanset e shpëtimit janë tmerrësisht të vogla, aqsa më shumë mund të quhet një dëshirë dhe shfrenim imagjinate, sesa një realitet. Por nëse bazohemi te ajo përqindje e vogël, atëherë do të kalonim pikërisht në skenarin e një filmi që është luajtur shumë vite më parë.

Kjo pasi specialistë të ndryshëm të fluturimeve, shprehen se nëse të dy protagonistët e ngjarjes kanë rënë në ujë, praktikisht janë 0 mundësië që të jenë ende gjallë. Përveç kohës së madhe të kaluar, uji në ato kanale ku po kërkohet, është shumë i ftohtë dhe njeriu nuk mund të mbijetojë dot.

Në kushte të tilla, familjarët që shohin se kërkimi nga policia ka përfunduar, shpresojnë se Sala dhe piloti kanë zbritur në tokë prej kohësh dhe po kërkojnë me të gjitha mënyrat, një mundësi kontakti me të tjerët. Më parë e kanë parë nga televizori një ngjarje të tillë, ndërsa tani me duart e kryqëzuara dhe duke kërkuar diçka mbinjerëzore, kërkojnë që të bëhet realitet. Tani kërkohet që Emiliano Sala të vijë si një yll i futbollit, për të qenë në qendrën e vëmendjes dhe për të treguar gjithë peripecitë e kaluara derimë tani.

Sigurisht, ndoshta edhe vetë lojtari do të habitej sesa shumë e vlerësuan kur të gjithë e konsideruan të vdekur, aqsa mund të pendohej për një rikthim të tillë pranë njerëzve. Ndërsa piloti do të shkoj pranë familjes po si një njeri i thjeshtë, pasi për shumë njerëz thuajse nuk ka ekzistuar në atë avion dhe jeta nuk vlen njësoj. Të vetmit që mund të interesohen për të, janë familjarët dhe tre fëmijët që e presin në shtëpi, ashtu si dhe shokët e punës për t’i treguar manovrat e një drame të tillë. Tani, pyetja që shtrohet mes gjithë kësaj situate të krijuar: “Të lutemi ne për Salan dhe pilotin, apo prej andej nga ata janë, të luten ata për këtë transformim të qënies njerëzore(ne)?”. Kjo pasi duke u bazuar në atë karakter të drejtë dhe njeriun hyjnor të paraqitur nga mediat së fundmi, vetë futbollisti nuk do të ishte i lumtur që të gjithë njerëzit harruan edhe pilotin e avionit që gjendej bashkë me të, thjeshtë pasi nuk shiste figura e tij për mediat. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top