
Ashtu siç edhe “Shqiperia.ch” raportoi në mesditën e sotme, Meritan Shabani është transferuar në Premier League në orët e fundit të merkatos.
Talenti shqiptar do të jetë pjesë e Wolvesit, por jo si huazim. Klubi anglez ka firmosur me lojtarin e dalë nga akademia e Bajernit të Mynihut deri në vitin 2022. Një hap i madh ky për Shabanin, pasi te bavarezët nuk po i garantohej më mundësia e aktivizimit. Për më tepër në kampionatin anglez lojtarët shqiptarë ishin të pakët disa vite më parë, por tani po shtohen gjithmonë e më shumë. /Shqiperia.ch/