Sulmuesi i njohur dhe që shkakton në shumë raste polemika të mëdha, Mario Baloteli, e ka zyrtarizuar skuadrën e re për 3 vitet e ardhshme. Këtë herë bëhet fjalë për Breshian që arriti të ngjitej në elitën e futbollit italian.
“Përse gjithmonë…unë?”, është një nga shprehjet më të përdorshme nga sulmuesi italian, kur kalon në qendër të vëmendjes. Te skuadra e re do të luajë edhe me mesfushorin e Kombëtares së Shqipërisë, Emanuele Ndojin.
Ky i fundit ka qënë pjesa më e rëndësishme e skaudrës për ngjitjen në e Seria A, por së fundmi ka munguar për shkak të një dëmtimi që pritet ta lërë jashtë në javët e para. /Shqiperia.ch/