
Arijanet Muriqi zhgënjeu totalisht në debutim me ekipin e Notingham Forestit, teksa pësoi dy gola tërësisht naiv në përballjen ndaj WBA-së. I ardhur nga Manchester City, pritshmëria e tifozëve dhe vetë ambientit në skuadrën e “Championship” ishte i madh.
Por sa më të mëdha të jenë pritshmëritë, aq i madh do të jetë edhe zhgënjimi. Notingham Foresti ka hyrë sërish në merkato për të transferuar një portier të ri. Në ditën e sotme ka zyrtarizuar Brice Samban, nga Liga e Dytë e Francës, Kaeni. Kontrata është firmosur për 4 vite, ndërsa flasim për një gardian 25-vjeç që arriti të mbante në 15 ndeshje portën e paprekur në sezonin e shkuar.
Së bashku me Arijanet Muriqin, Notingham Foresti shkon në 5 portierë që i ka të gatshëm për sezonin e ardhshëm.Costel Pantilimon dhe Luke Steele kanë qënë zgjedhje e parë dhe e dytë për sezonin e shkuar, ndërsa në ndeshjen e fundit për këtë skuadër ka qënë në pankinë edhe Jordan Smith. /Shqiperia.ch/