Leon Dajaku është zyrtarizuar në ditën e sotme si futbollisti më i ri i Bajernit. Talenti shqiptar ka qënë më parë pjesë e Shtutgartit, ndërsa në sezonin e shkuar debutoi në moshën 17-vjeçare. “The Kicker” raporton se Dajaku fillimisht do të stërvitet me ekipin e parë bavarez, i cili drejtohet nga Niko Kovac.
Trajneri i të rinjëve të Bajnerit, Jochen Sauer, e mirëpret lojtarin shqiptar, megjithëse do të jetë me skuadrën e parë: “Ne jemi të bindur se ai do të vazhdoj të bëj hapa të mëdha te Bajerni”, ka thënë Sauer. Dajaku përfaqëson të rinjtë e Gjermanisë dhe është ende në kohë për një ndërrim të zgjedhjes. /Shqiperia.ch/