Tashmë është zyrtare dhe nuk ka dyshimin më të vogël, Florent Muslija i bashkohet Kosovës.Talenti i Hanoverit ka qënë i pranishëm në zyrat e FFK-së, atje ku ka nënshkruar dokumentin se pranon t’i bashkohet dardanasve.
Më parë ky mesfushor ka qënë pjesë e të rinjëve të Gjermanisë dhe zërat për një kalim te djemtë e Shalandit, kishin nisur prej kohësh. Gjatë këtij takimi, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, është shprehur se për vendimin e Muslijas ka ndikuar edhe familja.
“Sot jam shumë i lumtur që iu bashkangjit një Dardan ekipit tonë të Dardanëve. Ky është Florent Muslija një futbollist me kualitet. Më gëzon fakti se familja e tij dhe ky vet kanë qenë të interesuar që t’i bashkohen Kosovës dhe të japin kontributin e tyre që Kombëtarja jonë të arrijë rezultate sa më të mira.
Natyrisht një falënderim shkon edhe për Fekmi Kongjelin, i cili bashkërisht me Besim Zenelin, kanë qenë promotorët të cilët kanë biseduar me Florentin dhe kanë arritur deri këtu që ne sot të nënshkruajmë marrëveshjen. Shpresoj dhe besoj që rrugës së Florentit do të shkojnë edhe talentet tjerë të cilët janë me prejardhje nga Kosova dhe faktikisht do ta bëjmë Kosovën atë që e kemi ëndërruar. Ne, Dardanët, do të vazhdojmë me krenari dhe përgjegjësi, derisa Florentit i uroj suksese, shëndet dhe të gjitha të mirat në jetë dhe në ekipin tonë kombëtar”, ka theksuar presidenti Ademi. /Shqiperia.ch/