
Sikur të mos mjaftonte fakti që lojtarët shqiptarë mbajnë Kombëtare të ndryshme në Europë, historisë do t’i vihet kapaku me rastin e Liridon Krasniqit. Sulmuesi që ka qënë pjesë edhe e U-21 të Shqipërisë, do të përfaqësoj zyrtarisht Malajzinë.
Megjithëse kjo është një histori që daton shumë herët, tashmë konfirmimi ka ardhur nga presidenti i Federatës së Futbollit në Malajzi, Datuk Hamidin Mohd Amin. Ky i fundit u shpreh se Krasniqi do të jetë gati që për kualifikueset e Kampionatit Botëror, i cili nis nga viti i ardhshëm.
Madje për të mbërritur deri në këtë pikë, futbollisti në fjalë bëri edhe një sakrificë të madhe, teksa u rikthye në kampionatin e Malajzisë pas një largimi, vetëm për të mbushur kushtin e 5 viteve si lojtar në këtë vend, që të kishte të drejtën për të luajtur me ta. /Shqiperia.ch/