You are here
Home > Futboll Bota > Zvicra as që krahasohet, Berat Gjimshiti: Ka ndryshime të mëdha, numrin “19” për datëlindjen

Zvicra as që krahasohet, Berat Gjimshiti: Ka ndryshime të mëdha, numrin “19” për datëlindjen

Berat Gjimshiti është duke shkëlqyer me Atalantën këtë sezon, teksa gjithmonë e më tepër ka marrë rolin e protagonistit. Padyshim një vlerë e shtuar edhe për Kombëtaren, pasi lojtari kuqezi gjendet në ekipin italian që po lufton për një vend në “Champions League”.

Ndryshime nga Zvicra ku ky mbrojtës ka luajtur fillimisht, me Serinë A, janë vërtet të mëdha. Këta e ka pranuar edhe vetë lojtari, në një intervistë dhënë së fundmi për mediat italiane. “Ndryshimi nga Italia në Zvicër është vërtet i madh. Këtu kuptohet se punohet shumë në nivelin taktik dhe në Zvicër nuk ka shumë ekipe të mira.

Ronaldo dhe Ikardi? Në karrierën time lojtari më i fortë që jam përballur është Higuaini, në sezonin që realizoi 36 gola me Napolin. Sa i përket numrin që mbaj në fanellë, “19”, këtë e bëra pasi kam lindur pikërisht në 19 shkurt”, ka thënë Gjimshiti. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top