Kur gjithçka shkon në mënyrë të përkryer sa i përket jetesës dhe mirëqënies, atëherë detaje të tilla qesharake si ajo që do iu paraqisim më poshtë, kthehen edhe në objekt diskutimi.
Kjo ndodh në Zvicër me Xherdan Shaqirin. Ky i fundit morri shiritin e kapitenit në takimin që helvetët zhvilluan ndaj Katarit, atje ku humbën me rezultatin 0-1. Do të ishte komediani Gabriel Vetter që nëprmjet “Twitterit”, duke iu referuar te një foto e Shaqirit, do të shprehej: “Sa i gjatë që është gishti i tij i vogël”
Të shumtë ishin tifozët që do e ndiqnin komedianin, duke theksuar dhe vënë re këtë detaj të veçantë deri diku, por më shumë qesharak që lidhet me futbollistin shqiptar. Do të ishte vetë Shaqiri që do të reagonte edhe në lidhje me këtë diskutim: “Kam lexuar disa komente(tregon duart). Gishtat e mi më duken normal apo jo? Gishti i vogël ndoshta është dukur aq i gjatë në foto, sepse është shtrirë plotësisht”, është shprehur mesfushori për mediat zvicerane duke qeshur. /Shqiperia.ch/