You are here
Home > Kryefaqja > Zogu iu duket shqiponjë! Serbët në botën e tyre: Na provokoi Ramosi me Shqipërinë e madhe

Zogu iu duket shqiponjë! Serbët në botën e tyre: Na provokoi Ramosi me Shqipërinë e madhe

Spanja arriti të fitonte me rezultatin 6-0 me Kroacinë, në takimin e vlefshëm për Ligën e Kombeve. Një takim në të cilin nuk u diskutua për asnjë moment, pasi vendasit e mbyllën atë ende pa nisur mirë.

Goli i pestë u realizua nga ana e Sergio Ramosit, që bëri edhe një festim të cilin e ka përsëritur disa herë, atë që i ngjason “shqiponjës” tonë. Megjithatë simbolika e tij është shumë ndryshe nga ajo e futbollistëve shqiptarë, pasi në festimin e mbrojtësit të Realit, simbolizohet zogu i lirë që rritet në lartësi.

Serbët janë gjithmonë në botën e tyre, këtë e kanë vërtetuar shumë herë. “Kurir” ka reaguar menjëherë, duke thënë se Ramosi ka bërë simbolin e shqiponjën, që tregon Shqipërinë e madhe. Nëse kishit dyshime më parë, tani shuajini ato. Në Serbi, asgjë nuk është siç duhet, duke filluar nga mediat. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top