Reali i Madridit e ka fituar me penallti miqësoren e djeshme të zhvilluar ndaj Arsenalit me 90 minutat e përfunduara 2-2, atje ku nisi gjithçka mbrapsht për fajin e Nachos. Ky i fundit ka dalë me karton të kuq që në minutën e 9, duke i dhuruar penalltinë kundërshtarit dhe prishur gjthë planet e Zidanit.
Ky takim duhej të ishte testues për trajnerin francez, që të kishte mundësinë edhe të shihte më mirë formacionin që mund të vendoset në jetë gjatë sezonit të ardhshëm. Por të mbetesh që në nisje të lojës me 10 lojtarë, është padyshim “vetvrasje”.
Prandaj Zidan ka ndërhyrë menjëherë në minutën e 15, duke larguar talentin që solli Fali Ramadani nga Frankfurti, Luka Joviç. Të menjëhershme ka qënë kritikat në “Twitter” kundër vendimit të trajnerit të Realit, që zgjodhi të sakrifikonte lojtarin serb. Kjo pasi mbështetësit e ekipit spanjoll kërkonin të shihnin me kërshëri aftësitë e blerjes së kësaj merkato, por do të ishte Benzema që do të vazhdonte lojën si gjithmonë. /Shqiperia.ch/