You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Zhegrova u jep leksion “tradhëtarëve”: Nuk është ekip Kombëtarja, mos zgjidhni më të mirën

Zhegrova u jep leksion “tradhëtarëve”: Nuk është ekip Kombëtarja, mos zgjidhni më të mirën

Edon Zhegrova vlerësohet si një nga talentet më të mëdha shqiptar në ditët e sotme. Aktualisht ai është pjesë e skuadrës zvicerane të Bazelit, teksa duket se po  ambientohet më së miri me këtë skuadër dhe në fundjavën që lamë pas, u vlerësua si lojtari më i mirë i ekipit zviceran.

Nga ana tjetër, Zhegrova është pjesë edhe tek përfaqësuesja e Kosovës, ku edhe pse është 20 vjeç, ka mundur të luajë në 8 ndeshje ku gjithashtu ka finalizuar dy herë. Këtë rradhë Edoni është rikthyer të flasë për dardanasit, ndërsa në një intervistë të tijën për mediat zvicerane theksoi faktin se Kombëtarja nuk është një ekip i përkohshëm, por është vendi ku je lindur apo ke origjinën dhe është detyrë që ta përfaqësosh fanellën e atdheut tend.

Me këtë mënyrë sulmuesi ka “thumbuar” disi edhe tradhëtarët që braktisin vendin e tyre, Kombëtaren, për t’iu bashkuar një përfaqësuese tjetër dhe më me emër në skenën e futbollit Europian dhe Botëror.

‘Ekipi kombëtar nuk është ta kërkosh një ekip më të mirë, por se për cilin vend të rrah zemra. Mua më rrahu për Kosovën. Atje jam rritur, atje është familja ime, atje janë miqtë e mi. Unë kënaqem kur shkoj atje. Është ndjenjë fantastike kur luaj për Kosovën”, tha Zhegrova./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top