
Bazeli ka fituar me rezultatin 5-1 ndaj Munchen në miqësore, duke mos e diskutuar në asnjë moment triumfin ndaj ekipit gjerman. Edon Zhegrova ka qënë protagonist i këtij takimi, duke shënuar dhe shkëlqyer në këtë përgatitje.
Gjithashtu për fanellën e Bazelit shënoi edhe Tician Tushi, një tjetër talent shqiptar i marrë nga të rinjtë. Pasimi do të vinte pikërisht nga Zhegrova, për ta përmbyllur miqësoren me rezultatin tenistik. /Shqiperia.ch/