
Kampionati zviceran e ka dhënë verdiktetin e tij për vetëm pak skuadra, atje ku përfshihet edhe Bazeli. Skuadra në të cilën aktivizohen lojtarët shqiptarë ndodhet në vendin e dytë, pa pasur asnjë pretendim sa i përket ndonjë objektivi tjetër këtë sezon.
Hapësira ka qënë edhe për Zhegrovën në ndeshjen e djeshme, që u mbyll me fitoren ndaj Luzernit në shifrat 3-2. Mesazhi më i mirë është dhënë pas takimit, atje ku mesfushori serb, Kuzmanoviç, ka puthur lojtarin e Kosovës, Zhegrova. Asgjë anormale për botën e futbollit që di gjithmonë të bashkojë, por jashtë çdo llogjike mund të duket për politikën. /Shqiperia.ch/