Pas pak minutash, pritet të fillojë edhe takimi i Atalantës me Napolin, që do të mbyll edhe javën e 14 të kampionatit italian.
Një derbi shqiptarësh pritej ky i sotmi, me Berishën dhe Gjimshitin që priteshin si titullarë nga njëra anë, e Hysajn më pak nga tjetra. Kjo duke u bazuar në ndeshjet e fundit, megjithatë trajneri Gasperini ka habitur me vendimin e tij.
Gjimshiti është ulur në mënyrë të pakuptueshme në stol, ndërsa në ndeshjet e fundit ka treguar një nivel të lartë. Nga ana tjetër, vendin e Hysajt e ka marrë serbi Maksimoviç. Nderin e shqiptarëve në këtë takim, e mbron Etrit Berisha që është zgjedhur titullarë në kampin e Bergamos. /Shqiperia.ch/