Meriton Korenica është quajtur ndryshe edhe “Milot Rashica”, pasi është duke shkëlqyer te Prishtina. Pritshmëritë për këtë futbollist janë të mëdha, por sigurisht që duhet të bëj hapin e madh në Europë sa më shpejt të jetë e mundur, teksa është në moshën 22-vjeçare.
Kur flitet për zgjedhjen e përfaqësueses, Meriton Korenica është i qartë. Ky futbollist ka zgjedhur t’i bashkohet Kosovës, ndërsa ngelet në pritje vetëm të trajnerit Shaland, sa i përket ftesës që e bashkon menjëherë me dardanët.
“Normalisht se çdo lojtar e ka ëndërr ta përfaqësojë shtetin e tij. Unë i kam kaluar grupmoshat e Kosovës U-19 dhe U-21 të Kosovës dhe jam gati për Përfaqësuesen A. E imja është të vazhdoj me formë të mirë. Sa i përket ftesës, vendos trajneri”, ka thënë për “Zërin” Meriton Korenica. /Shqiperia.ch/