Venecia është përballur ndaj Peruxhias në ditën e djeshme, atje ku ka humbur me rezultatin 2-3. Me ardhjen e Zengës në stol te Verona, vendin e titullarit e ka fituar Vrioni.
Megjithëse ende nuk po arrin të gjej lehtësisht rrjetën, sulmuesi shqiptar po rritet nga ndeshja në ndeshje. Besimi i trajnerit po e ndihmon së tepërmi, teksa ditën e djeshme ka fituar edhe një penallti, që është shpërdoruar nga vendasit.
Kartonin e Vrionit e zotëron Sampdoria, ndërsa një jehonë të madhe ky lojtar ka bërë pas golit me Shqipërinë U-21 ndaj Italisë së kësaj grupmoshe. /Shqiperia.ch/