Armando Vajushi ka qënë një prej futbollistëve shqiptarë që mbushte më së shumti me shpresë tifozët shqiptarë. Lojtari shkodran ka qënë edhe pjesë e Kombëtares, ndërsa të krijonte përshtypjen se do të kishte një karrierë të madhe për të..
Por kjo nuk ndodhi, me dëmtimet që e penalizuan jo pak. Në sezonin e shkuar Vajushi ka qënë pjesë e Teutës në Superiore, por tashmë kërkon sërish bashkimin me Avelinon në Itali. Duke dalë hapur me një postim në “Instagram”, Vajushi vendos zemrën jeshile, simbolin e ujkut dhe telefonin. Sinjali është i qartë, por tashmë pritet të shihet se çfarë do të vendosin drejtuesit e Avelinos. /Shqiperia.ch/