You are here
Home > Futboll Bota > Zemër e madhe dhe shkollë model, Ajaksi është receta për Shqipërinë

Zemër e madhe dhe shkollë model, Ajaksi është receta për Shqipërinë

Emocione të jashtëzakonshme ka dhuruar në ditën e sotme çerekfinalja e Champions League, Ajax-Juventus. Përtej rezultatit që është i ditur nga të gjithë sportdashësit, me rëndësi është ajo që u tregua në fushën e blertë.

Holandezët dëshmuan se jo gjithmonë milionat e investuara bëjnë diferencën nê futboll. Ndoshta këtu duhet të marrë pak shembull edhe Shqipëria, për një sukses edhe më të madh në arenën europiane. Pikësëpari ajo që bën diferencën është shkolla model që ka Ajaksi, duke nxjerrë futbollistë të jashtêzakonshëm ndër vite.

Në këtë drejtim është duke u punuar shumë në vendin tonë me akademitë e shtuara, por sigurisht që mbetet ende për t’u bërë që mrekullitë të përsëriten më shpesh. Një zemër e madhe e lojtarëve është një tjetër detaj që bën diferencën dhe këtë e tregoi më së miri Ajaksi ndaj Juventusit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top