You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Zbulohet skuadra që kërkon Gurin, negociatat fillojnë nga 500 mijë euro

Zbulohet skuadra që kërkon Gurin, negociatat fillojnë nga 500 mijë euro

Mbërrin oferta e parë zyrtare me shkrim për Sindrit Gurin. Ashtu siç pritej, sulmuesi është kontaktuar nga një klub belg dhe ka gjetur personalisht akordin me të, thjesht pritet që tashmë të gjendet akordi edhe me presidentin Gjici për shitjen e kartonit të tij.

Sipas “SuperSport”, emri i klubit në fjalë është ai i Ostende, një skuadër e mesit të tabelës në Belgjikë e cila në vitet e fundit ka nisur një projekt me futbollistë të rinj, me synimin për të siguruar rregullisht pjesëmarrjen në Ligën e Europës.

Drejtori sportiv dhe trajneri kanë vëzhguar futbollistin shqiptar dhe ndërsa palët kanë gjetur shpejt një akord mes tyre për transferimin në Belgjikë. Si rrjedhojë, është bërë edhe oferta e parë zyrtare prej 500 mijë eurosh për kartonin e sulmuesit. Megjithatë, në këtë pikë nuk ka ende një akord me Kukësin, pasi presidenti Gjici ka bërë të ditur prej kohësh se kërkon 1 milion euro për të lënë të lirë futbollistin.

Palët kanë filluar negociatat intensive këto ditë, pasi si Ostende, ashtu edhe Kukësi duan të zgjidhin sa më shpejt këtë çështje, për të ditur se ku do të jetë Guri në sezonin e ardhshëm, në mënyrë që të fillojnë planifikimet për edicionin e ri. /vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top