Vedat Muriqi ka kaluar kulmin e karrierës së tij në sezonin që po lëmë pas, teksa me ekipin e Rizesporit është kthyer në një nga sulmuesit më të mirë në Turqi. Për këtë arsye shumë skuadra të kampionatit turk kanë hedhur vështrimin drejt lojtarit të Kosovës, pa harruar këtu edhe të tjera klube europiane.
Tololuse ishte e fundit që e shprehur hapur interesimin për Muriqin, por planet e futbollistit kanë një tjetër natyrë. Sipas të gjitha gjasave ai do të nënshkruaj me Fenerbaçen, ndërsa të gjithën këtë e zbulon menaxheri i futbollistit, Haluk Canatar: “Fenerbaçe vetëm në Turqi, Muriqi nuk do të luaj për asnjë skuadër tjetër. Unë gjithsesi do të më pëlqente t’i vlerësoja ofertat nga Europa, megjithëse lëvizja nuk mund të realizohet”. /Shqiperia.ch/