You are here
Home > Futboll Bota > Zbulohet fjalimi i Klop që solli përmbysjen e madhe: Do e bëjmë, tregoni që keni b…

Zbulohet fjalimi i Klop që solli përmbysjen e madhe: Do e bëjmë, tregoni që keni b…

Liverpuli u kualifikua ndaj Barcelonës pavarësisht humbjes së parë me rezultatin 3-0, duke i mahnitur të gjithë tifozët europianë të futbollit. Çelsi i këtij suksesi është padyshim trajneri i anglezëve, Jurgen Klop, që i mbajti të motivuar futbollistët pavarësisht asaj që ndodhi në takimin e parë.

Së fundmi ishte mbrojtësi i Liverpulit, Lovren, i cili rrëfeu pak nga fjalimi i gjermanit përpara fillimit të ndeshjes. “Na mbajti një fjalim të mrekullueshëm. Ishte diçka brilante që të mban lartë në jetë. Thelbi ishte…”Besoni”. Na tha se e kemi bërë njëherë me Dortmundin, thjesht duhej të tregonim se kishim b… atë mbrëmje.

“Vendoseni në tru që ne do e bëjmë këtë”. Ishte diçka që unë nuk e kisha dëgjuar asnjëherë në jetën time.  Na tha: “Ejani djema, besoni. Një ose dy gola, edhe nëse nuk shënojmë në 15, 20 minutat e para, besoni sepse në 65, 66 ose 67 ne kemi për t’i shënuar. Pastaj me “Anfield” përkrahë nesh, më besoni djema, kemi për ta bërë të mundur”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top