Vedat Muriqi është objektivi kryesor i Galatasarait në merkaton e verës, me historinë e transferimit që ka nisur prej disa javësh. Megjithatë ajo që ka munguar për t’i dhënë fund zyrtarizimit, është vullneti dhe dëshira e Rizesporit.
Klubi aktual i Vedat Muriqit kërkon të përfitoj sa më shumë nga kartoni i sulmuesit shqiptar dhe kjo bie ndesh me politikat e klubit të Galatasarait. Ndërkohë gazetari turk Suleyman Rodop, zbulon edhe pak nga diskutimi i trajnerit të Galatasarait dhe Muriqit në takimin që kanë bërë në Antalia:
Fatih Terim: “Kur do të vish te ne?”
Vedat Muriqi: “Unë jam gati, nuk ka probleme nga ana ime. Kam dhënë konfirmimin për Galatasarain. Topi iu përket juve. Po pres për lajmet”, ka qënë përgjigja e lojtarit të Kosovës. /Shqiperia.ch/